Vjosa Osmani, mbi 200 mijë vota në emrin e saj. Rezultat rekord

Vjosa Osmani ka thyer rekordin e votave që ka marrë ndonjëherë në zgjedhje ndonjë lider partiak në Kosovë që pas shpalljes së pavarësisë. Ajo ka kaluar shifrën e 200,000 votave.

Pritet që numri të rritet pasi ende nuk janë numëruar votat nga diaspora, ato me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Rezulton se deri më tani, Vjosa Osmani në këto zgjedhje ka marrë 206,570 vota. Më këtë rezultat ajo ka tejkaluar edhe Albin Kurtin që në zgjedhjet e vitit 2019 mori 183,952 vota.m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje