Zemërimi i Bushatit që tronditi edhe Ramën e Belindën: Këta edhe njeriun më të duruar mund ta shndërrojnë në vrasës

Gazetari Andi Bushati i zemëruar nga pritja prej disa orësh në bllokimin e Lezhës, nuk ka duruar më por kanthënl “Këta të shndërrojnë në vrasës”, ka shkruar ai në rrjete sociale.

“Pasi kam kaluar me orë të tëra i bllokuar pranë Lezhës bashkë me qindra të tjerë, pasi nuk pashë për be asnjë borëpastruese, asnjë kripëhedhëse apo qoftë dhe makinë policie që të jepte informacion elementar, sa mbërrij në shtëpi, falë një aventurieri që çau rrugë pa rrugë mes fshatrave, shoh ministren që jep shfaqe pasi ia ka hypur një borëpastrueseje.
Do e kuptoja po të thoshte që jemi një shtet shkërdhat, që kështu kemi qenë dhe kështu do mbetemi, kaq fuqi kemi përballë situatave të tilla etj…
Por ama me këto inskenimet e shpifura ku e vetmja makinë që mund të vihej në punë përdorej për xhirime, këta edhe njeriun më të duruar mund ta shndërrojnë në vrasës…
I imagjinoj fytyrat e atyre që pata me orë pranë kur të shohin në ekran Belindën sapo të futen në shtëpi”, ka deklaruar Bushati.

I pari ndaj këtij reagimi të ashpër nga qeveria ka reaguar Rama pasi zoti liroi rrugën e Lezhës.

“Politika me fatkeqësitë është si ajo makina që ngec në rrugë se s’ka zinxhirë për rrotat në rast dëbore dhe s’ka qytetar normal, sado i pakënaqur me qeverinë, që të bëhet rrotë me zinxhir si Andi Bushati, për të të besuar ty rrugën e të ardhmes së Shqipërisë për inat të qeverisë!”, ka postuar Rama në twitter.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje