
Dhoma Gjermane e Tregtisë parashikon se situata e biznesit në Shqipëri gjatë 6-muajve të ardhshëm do të jetë e keqe, ndërsa efektet negative të pandemisë do të ndihen për të paktën një vit.
Rezultati është arritur pas një anketimi i cili u komentua edhe nga ambasadori gjerman në Tiranë i cili theksoi skepticizmin e kompanive gjermane lidhur me klimën e biznesit në Shqipëri.
Sipërmarrjet ankohen për mungese transparence në procedurat me shtetin, por edhe mungesë të sigurisë ligjore. Ndaj për diplomatin gjerman është e nevojshme që ky realitet të ndryshojë, duke vijuar me reformat në administratë dhe në drejtësi.
Në gjetjet e anketimit, evidentohet se mbi 70% e bizneseve janë shprehur se paketat mbështetëse të qeverisë ishin pak ose aspak të dobishme për aktivitetin ekonomik.
Ndaj kërkesa e tyre është për shtyrje të mëtejshme të pagesë së taksave dhe detyrime si dhe aksesi në garancitë shtetërore për të përfituar kredi të jetë më i lehtë.m.d/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/