FOTO/ Dështon ndërtimi i rrethrrotullimit te Shqiponja në prill, përfundon vetëm një tynel

Ka dështuar ndërtimi i nënkalimit tek Shqiponja ashtu sic ishte lajmëruar më herët nga qeveria dhe bashkia e Tiranës.

Ministrja Balluku dhe kryeministri Rama kanë inspektuar dje punimet në këtë aks ndërsa ministria e Infrastrkturës njoftoi se deri më 15 mars mund të hapet vetëm një drejtim i tuneleve të nënkalimit.

“Kryeministri Edi Rama, Ministrja Belinda Balluku dhe Drejtori i ARRSH-së Ergys Verdhon panë nga afër punimet në nyjen Shqiponja, ku puna po ecën me ritëm shumë të shpejtë.  Më shumë se 700 punonjës, të ndarë në tre turne, janë angazhuar për të përfunduar  këtë vepër kaq të rëndësishme e për t’i dhënë Tiranës një hyrje dinjitoze. Më 15 Mars hapim tunelin nr 3 dhe i japim frymëmarrje trafikut të rënduar”, njoftoi Autoriteti Rrugor shqiptar.

Kjo do të thotë se tuneli 4 tek ish -Sheshi Shqiponja përmes të cilit do të lëvizin mjetet që duan t’i drejtohen Durrësit, nga Pallati me Shigjeta nuk është ndërtuar as në prill.

“Sipas parashikimeve, e gjithë angazhimi të dorëzohet e do bëhet i kalueshëm në 15 mars do ta përdorim nga Durrësi për në Pallatin me Shigjeta, për një periudhë të shkurtër kohe deri sa të mbyllen të gjitha të tjerët”, tha Balluku.

Sipas drejtorit të ARRSH Ergys Verdho, pjesa e menaxhimit të trafikut “për ata që vijnë nga Pallati e Shigjeta dhe rruga “Dritan Hoxha”, do menaxhohet në një rrethrrotullim dhe mbi tunelin katër”.

“Astiri, sa kohë e humbur kot, sa llogje e dëngla kot, sa peripeci e pengesa kot më kot, nga politika pa din e pa iman…”, shkruajti Rama për projektin në rrjetet sociale, ku publikoi dhe albumin e fotove nga kantieri i ndërtimit.

Por edhe kur të mbarojë rrethrrotullimi me disa tynele të Shqiponja, trafiku në drejtim të Tiranës apo edhe në dalje prej saj do të bllokohet tek nënkalimi afër me Fabrikën e Miellit. Një kat korruptim në momentin e ndërtimit të këtij mbikalimi dhe nënkalimi shmangu ndërtimin e tuneleve që tejkalonin kryqëzimin e  rrugove që krijojnë një trafik ndonjëherë gati një orë dhe shpesh me aksidente e përpalsje makinash. Tynelet u fshinë nga projekti pasi duhej të zhvendosej një pjesë e fabrikës së miellit. a.b/DRONI.al/

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje