Si e shpjegon Jorida Tabaku taksën e sheshtë

“Rama taksoi shtresën e mesme, uli taksat për oligarkët. Paketën e ndihmës e përdorën klientët e Ramës, jo biznesi i mesëm e i vogël. Ligjet speciale, vetëm padrejtësi dhe pabarazi shkaktuan. Taksa e sheshtë ka në fokus familjen dhe individin. Taksa e sheshtë 9% do të ulë informalitetin. Taksa e sheshtë 9%, drejtësi për shtresën e mesme”, tha sot ndër të tjera Jorida Tabaku në konferencën për shtyp.

Shpjegimi i plotë i Tabakut për taksën e sheshtë;

Për të shpjeguar shkurt dhe qartë për këdo që na ndjek: çfarë ka qenë sistemi i taksimit të Rilindjes që nga viti 2013?! Ka qenë një sistem gjobvënës, një sistem klientelist, një sistem favorizues me 7 nivele, ku vetë shteti favorizonte informalitetin dhe ku vetë shteti mbështeste informalitetin dhe ku vetë shteti mbështeste informalitetin. Çfarë ndodh sot? A e dini që sot kryeministri i vendit, Edi Rama, me të ardhurat që ai ka dhe deklaron sipas deklaratës së pasurisë, tatohet 15 përqind për të ardhurat që ai merr nga shitja e pikturave nëpër botë nën tagrin e kryeministrit?! Ndërkohë që i njëjti punonjës në administratë, në privat, që mund të ketë të njëjtin nivel të ardhurash, një mjek, një infermier, një jurist, një ekonomist, sot taksohet 23 përqind. Pra 23 përqind punonjësi i thjeshtë, 15 përqind Edi Rama. Ky është sitemi që ka ngritur! A e dini që sot një mësues, një minator, një infermiere, një i punësuar në sektorin publik i blen ushqimet me TVSH 20 përqind?! Oligarkët sot i blejnë jahtet me zero përqind. Ky është sistemi për të varfrit që ka ngritur Edi Rama. TVSH 0 përqind për jahtet, 20 përqind për ushqimet. Ky është sistemi i “drejtë” që është ngritur. Një sistem ku sot paguhet mbi pagën 30 mijë lek, 13 përqind tatim mbi të ardhurat personale, deri në 23 përqind. Hepini pak llogaritë, kontrolloni në QKR sa bashkëshorte ministrash e ish ministrash janë regjistruar si individë fizikë për të mos e paguar taksën 23 përqind. Kurse ai juristi, ajo mësuesja, infermieri, ekonomisti, sot e paguajnë 23 përqind. Ky është sistemi që ka ngritur Edi Rama, që favorizon më të fortin, që mbështet më të fortin e që takson më fort atë që punon ndershëm. Kush e uli dividentin në 8 përqind?! Kë motivon dividenti 8 përqind?! Ndërkohë që punën e ndershme e takson 23 përqind. Është po vendim i Edi Ramës edhe ky, sistemi i “drejtë” që ka ngritur ai për të varfrit. Sot si rezultat i taksës progresive dhe sistemi që Rama ka ngritur, taksat u rritur 3 miliard euro, që e paguajnë të gjithë qytetarët, bizneset e ndershme, ndërkohë që pjesa më e madhe mori këto favoret. 50 përqind e ekonomisë sot është informale. Kush e mori në kohën e COVID pjesën më të madhe të fondit të garancisë? Kush e përdori? Ne e kemi denoncuar këtu: e përdorën ata që kanë marrë koncensionet. Ata e përdorën fondin e garancisë! Nuk ka qenë një mekanizëm në mbështetje të biznesit të vogël e të ekonomisë, por ka qenë në mbështetje të po këtyre 10 vetave që ka mbështetur, ka financuar, iu ka ulur taksat dhe gjatë këtyre 8 viteve i ka ngritur në piedestal. Ndërkohë që 97 përqind e bizneseve të vogla, të mesme, e qytetarëve që marrin një pagë të thjeshtë, është taksuar e mbitaksuar. Ligjet speciale, ligjet që favorizojnë një grup të caktuar sot janë bërë rregull dhe jo përjashtim nga rregulli. Dhe unë besoj se ky është premtimi më i madh i Lulzim Bashës: eleminimi i çdo përjashtimi dhe vendosja e të gjithëve në të njëjtën bazë. Eleminimi i çdo favori që i është ofruar biznesit. Ky është sistemi që duam të ngremë dhe ky është angazhimi më i madh që do të kërkojë vullnetin dhe angazhimin real të qeverisë që në ditët e para, por edhe vullnetin e hekurt politik që do të zbatohet menjëherë për ti trajtuar taksapaguesit të gjithë të barabartë, sepse ky sistem që është gjoja i barabartë, por disa janë më speciale, disa marrin më shumë favore, veç sistem që promovon punën nuk është. Ne mendojmë për një të ardhme me taksë të sheshtë e cila ka në bazë të saj familjen dhe individin. Ne mendojmë për eliminimin e çdo mbështetje speciale që i është dhënë këtyre bizneseve gjatë kësaj kohe dhe një taksë e sheshtë në punë, një taksë e sheshtë tek fitimi i bizneseve, një taksë e sheshtë tek sigurimet shoqërore do të ketë efektin në ekonomi për uljen e menjëherëshme të informalitetit që sot është bazë për zgjerimin e bazës dhe për vlerësimin më në fund të asaj shtrese që sot është gjobitur, të asaj shtrese që sot është penalizuar dhe të asaj shtrese që sot ka qenë taksapaguesja më e madhe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje