Debat i ashpër mes Dorian Telitit dhe Besart Kadisë, ku ndodhi sherri

Ka pasur një debat të fortë mes Dorian Telitit me Besart Kadinë, i cili kaloi nga PD-ja në qeverinë socialiste, në lidhje me programin ekonomik të PD. Debati u zhvillua në emisionin Bardh a Zi në abcnews.

Unë nuk jam si ti që në varësi të pozicionit ku jam ndryshoj fjalitë. Ti qëndro profesionit” i tha Teliti, Kadisë.

Ish-këshilltari i Lulzim Bashës, aktualisht zv/ ministër i Financave dhe Ekonomisë, Kadia duke iu referuar planit të PD-së me 5 pika për të ndihmuar biznesin nga pandemia, i tha Telitit që ta mbante në sirtar se nuk ka për t’u implementuar asnjëherë.

Ti ke bërë një plan me 5 pika, por ekonomia Dorian nuk është partiake apo jo? Nëse do të biesh në këtë grackë, je shumë mirë, ja ku janë pesë pikat e Dorianit…Nga dje isha shumë i mirë, sot ndryshova Dorian. Ja ku janë 5 pikat, nëse ekonomia shqiptare….

Respekto kohën, ja ku janë 5 pikat, mund ta marrësh (i jep fletën me planin me 5 pikat). Dorian mund ta mbash se nuk ka për t’u implementuar ndonjëherë, aty mbaje në sirtar” tha ai.

Besi mos merr veset e Rilindjes” ishte përgjigja e Telitit.

Në debatin me Telitin për taksat, edhe deputeti socialisz Ervin Bushati u përfshi në debat dukw thlnë në mënyrë paradoksale se vetëm ata që marrin pagë mbi 4 mln lekë të vjetra në muaj mund të votojnë PD-në, pasi 50% e qytetarëve paguajnë zero tatim mbi fitimin për rrogën.

abcnews.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje