Zyra e BE ndriçon një qoshe të fondeve të saj për Shqipërinë

Për herë të parë zyra e BE në Tiranë ofron transparencë për përdorimin e fondeve të saj përmes një portali i cili ofron përditësime në kohë reale për rindërtimin e objekteve arsimore.

Portali i Transparencës #EU4Schools (http://eu4schools-001-site1.ctempurl.com/index.aspx) nga sot është i hapur për të gjithë. Portali siguron transparencë dhe informacion në kohë reale në lidhje me rindërtimin dhe riparimin e 58 objekteve arsimore që u shkatërruan nga tërmeti i vitit 2019 që goditi Shqipërinë.

“Programi #EU4Schools mishëron një nga vlerat kryesore të Bashkimit Evropian: solidaritetin. Për ne, është thelbësore që donacionet e BE-së të arrijnë te njerëzit dhe të plotësojnë nevojat e tyre. Portali – botuar sot nga UNDP-ja – ofron transparencë, ushqen besimin dhe ndihmon komunitetet, median, si dhe publikun e gjerë për të parë se si e përmirësojnë jetën e njerëzve fondet e BE-së”, tha Ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

Portali siguron transparencë vetëm për një aneks të mblshtetjes që jep BE në Shqipëri. Miliona dollarë menaxhohen nga zyra të qeverisë shqiptare me mungesë të theksuar transparence. Fonde të tjera të BE për shoqërinë civile nuk behën publike asnjeherë dhe visibiliteti i këtyre projekteve lë për të dëshiruar. Rrallë ka një feedback për to. Do të ishte e dobishme për publikin të kishte më shumë dritë mbi këto fonde. red. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje