U vra sot nga i ati, Krasniqi ishte ndarë nga ish-missi i Kosovës para një jave

Albert Krasniqi i cili u vra ditën e sotme nga babai i tij, Skënder Krasniqi i ka dhënë fund martesës me ish-miss e Kosovës, Besa Gashin para disa ditësh.

Mediat në Kosovë raportojnë që çifti kishte vendosur të ndahen pas disa viteve martesë. Ata gjithashtu kanë hequr të gjitha fotografitë që kishin së bashku nga rrjetet sociale.

Ish çifti raportohet të ketë pasur një krizë të thellë martesore edhe tre vite më parë, por kishin vendosur t’i japnin edhe një shans njëri-tjetrit.

Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë. Postimi i fundit i Krasniqit në rrjetet sociale ishte pikërisht një foto e vajzës së tij.

Vrasja e Krasniqit ndodhi pasditen e sotme rreth orës 17:00 në Prishtinë. Pasi vrau të birin, Skënder Krasniqi ka njoftuar policinë për krimin e kryer dhe u arrestua.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje