Studentët kërkuan të kthehen në auditore, Bino:Duhet protokoll shumë i lartë sigurie,nuk kemi dashur të rrisim numrat

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Silva Bino në një intervistë për abc.news përsëriti që hapja e universiteteve paraqet rrezik të lartë për përhapjen e COVID.

Sipas saj në shkolla duhet të ketë protokoll sigurie shumë të lartë dhe ky protokoll në rastin e studentëve është më i vështirë të zbatohet në krahasim me shkollat fillore dhe të mesme.

Bino gjatë intervistës nuk e bëri publik vendimin që Komiteti i Ekspertëve ka marrë pas kërkesës së studentëve për të zhvilluar seminaret dhe provimet në ambientet e universitetit pasi hasin probleme online.

“Unë kam dëgjuar shumë opinione në lidhje me këtë që thonë që janë hapur kafenetë pse të mos hapen në shkollë. Ai studentë që do të mësojë mëson nuk rri në kafene. Ajo që është e rëndësishme që në shkolla duhet protokoll sigurie shumë i larte.

Dhe jo gjithmonë zbatohet, Ne nuk kemi dashur të rrisim numrat. Shkollat fillore dhe ato të mesme nuk janë vende që mund të shtojnë infektimin sepse mund të binden për të ruajtur masat dhe pas mësimit shkojnë në shtëpi. Vendimi është për t’u diskutuar”, tha Bino.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje