“Mafia shqiptare? Do të merremi shumë me Shqipërinë” kryeprokurori italian paralajmëroi vite më parë prezencën e shqiptarëve në “Ndragheta”

Nicila Gratteri kryeprokurori i Catanzaros i cili dërgoi në burg 48 persona gjatë operacionit “Profil i ulët”, midis të cilëve dhe shqiptarë kishte paralajmëruar për këtë goditje që në vitin 2019.

Në një intervistë të këtij viti Gratteri ndërsa fliste për organizatën mafioze Ndragheta, impaktin e mafies në shoqëri dhe instrumentet shprehej se në të ardhmen do të merreshin me Shqipërinë, pasi mafia këtu është shumë e fortë dhe ekzistonte një nivel i frikshëm i përhapjes dhe korrupsionit.

Në të ardhmen besoj se ne do të merremi shumë me Shqipërinë, sepse mafia shqiptare është shumë e fortë. Ekziston një nivel i frikshëm i përhapjes dhe korrupsionit. 1/3 e Shqipërisë është mbjellë në marijuanë. Shqiptarët janë shumë të fortë dhe shumë prezentë në Holandë, sa që qeveria holandeze është shumë e shqetësuar dhe po mendojnë të modifikojnë ligjin për drogat, mbi të gjitha për konsumin, shitjen e të ashtuquajturave droga të lehta.

Sidoqoftë në Holandë nuk është e legalizuar shitja, është e toleruar, që është diçka ndryshe dhe është e lejuar në disa bare për t’u poseduar jo më shumë se gjysmë kg marijuanë dhe ta shesësh. Mendohej se ishte një zgjidhje e problemit, por realisht në vitet e fundit kanë parë se kanë pasur një rritje të krimeve”, ka thënë Gratteri në intervistën e vitit 2019.

Ndërkohë pak ditë më parë teksa foli për operacionin “Profil i Ulët” kryeprokurori u shpreh “Ky hetim është sinteza e asaj që kemi thënë për dekada”.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje