“Investimi abuziv 760 mln lek ne shkollen “18 Nentori” ne Kuçovë”

Investim abuziv 760 mln lek ne shkollen “18 Nentori” ne Kucove, ndërkohë që nuk ka ngrohje, ka lagështi dhe ne oborr kane shperthyer ujerat e zeza, denoncoi sot ish deputetja Albana Vokshi.

Deklarata e Vokshit:

760 mln lekë u shpenzuan për shkollën “18 Tetori” në Kucovë. Në inagurim, mori pjesë edhe deputetja Felaj, që e shiti si një ndër punët më të mira të bashkëpunëtorëve të saj partiakë.

Por për fat të keq, vetëm fasada e ngjyrave dhe propaganda nuk mjafton. Temperaturat e ulta të janarit e kanë bërë të vështirë mësimin në këtë shkollë.

1. Nuk ka sistem ngrohje. Nxënësit detyrohen të sigurojnë privatisht ngrohës portativë, por automati nuk e mban ngarkesën.

2. Muret kanë krijuar lagështi për shkak të abuzimit me fondet dhe cilësisë së dobët të punimeve.

3. Në oborrin e shkollës kanë shpërthyer edhe ujrat e zeza duke krijuar një mjedis të rënduar e të rrezikshëm për fëmijët.

Ankesat e shumta të prindërve e fëmijëve vazhdojnë të bien në vesh të shurdhër. e.k./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje