E rëndë/ Vetvriten dy veta ditën e sotme në vendin tonë

Mëngjesin e sotëm rreth orës 03:15, në fshatin Krahës, bashkia Memaliaj është vetvrarë me armë gjahu shtetasi N.M., 65-vjeç në banesën e tij.

Mësohet se nuk janë konstatuar shenja dhune ose dëmtime të tjera, përveç asaj të shkaktuar nga arma e gjahut. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Një tjetër vetvrasje ka ndodhur ditën e sotme edhe në fshatin Shën e Premte, Divjakë, është gjetur i vetvarur nga familjarët në oborrin e banesës shtetasi D.M., 28-vjeç.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se i riu kurohej nga sënmundja e depresionit.

Njoftimi Policisë:

Divjakë

Në datë 26.01.2021, në fshatin Shën e Premte, Divjakë, është gjetur në oborrin e banesës nga familjarët i vetëvarur shtetasi D. M., 28 vjeç, (i cili kurohej nga sëmundja e depresionit).
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për vlerësim.

Memaliaj

Më datë 27.01.2021, rreth orës 03:15, në fshatin Krahës i Sipërm, bashkia Memaliaj, në banesën e tij është vetvrarë me armë gjahu shtetasi N. M., 65 vjeç.

Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune ose dëmtime të tjera, përveç asaj të shkaktuar nga arma e gjahut.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

l.b /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje