Përgjimet e Ndraghetës/ Rama: Hapën vetëm një dyqan të vogël rrobash pune

Kryeministri Edi Rama foli për herë të parë rreth përgjimeve të fundit të antimafias italiane kundër grupi mafioz Ndragheta, gjatë një takimi me gazetarët.

Në përgjimet e mësipërme përmendeshin emra të krerëve të shtetit në Shqipëri dhe biznesmen.

“Është turp i pashembullt. Ndërkohë thjeshtë ushqeni tymnajën. Me llafe muhabete, dëngla njerëzisht. Sipas prokurorisë italiane në konkluzion në praktik citoj prokurorinë. Pas më shumë se një viti udhëtimesh dhe bisedimesh për investime në Shqipëri ata dështuan totalisht. I vetmi investim është një dyqan i vogël që ka pasur konflikte mes ortakëve në 2018 investimi në Shqipëri sipas QKB ka shitur mallra 5 mln lekë dhe ka humbur 400 mijë lekë. 2019, 1.8 mln humbje. Ky është citimi. Marrja e këtij llumi dhe servirja e këtij llumi si ushqim në mejhane televizive. Për kërkesën për klikime është turp. Është trup që mishëron më së miri atë që e ushqejnë këtë casje që janë të njëjtët dhe që prirjen për tja bërë nënë këtij vendi e kanë prioritet. Edhe kur ska asnjë mundësi. Është marrëzi me asnjë tjetër. Të flasin ca italian dhe të përmendin njerëz e të imagjinojnë investime e të pushtojnë tokën e premtuar. Nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë. Këtu ngrihet një tymnajë që është e neveritshme. Nuk kam asgjë për të thënë për këtë. Ju lexova dhe merrini ato faqe e nxirrini prap”, deklaroi Rama për gazetarët e pranishëm. l.b /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje