Nuk dihet kur do të vaksinohet shqiptari tjetër që nuk është mjek, Rakacolli nuk e thotë

Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli nuk ka qënë në gjendje të sigurojë qytetarët se kur do të nisë vaksinimi i grupeve të tjera të riskut vec mjekëve. Hezitimi i saj do të thotë se vendi mund të rifillojë vaksinimin ndoshta nga vera ashtu sic edhe parashikohen vaksinat që priten të sigurohen nga Pfizzer në këtë stinë.

Vaksinat e premtuara nga Pfizer nuk kanë ardhur akoma ku pritej që vaksinat të vinin në javën e tretë të janarit.  “Vaksinimi po vazhdon, me Pfizer. Është e sigurtë doza e dytë për ata që kanë marrë dozën e parë. Nuk do të ketë ndërprerje. Kemi komunikuar me Pfizer. Nuk ka thënë deri më tani se nuk do ta respektojnë kontratën. Do të vijnë edhe në Shqipëri, si pjesën tjetër të botës. Ne Pfizer nuk na ka thënë që nuk do t’ua sjell”- tha Rakacolli.  në lidhje më këtë cështje me drejtuesin e grupit të eskpertëve, Mira Rakacollin.

Pjesë nga debati:

Ramasaçi: Bëni 30 vaksina me 200 spektatorë. Po bëni propaganda.

Rakacolli: Si është propagandë kur shihet me sy.

Ramasaçi: Si e mroni këtë? Pse bëni propagandë… Kur do vaksinohet qytetari shqiptar?

Rakacolli: Cili qytetar shqiptar. Ai 25-vjeç apo ai mbi 75-vjeç.

Ramasaçi: Fasha më e rrezikuar, kur do të vaksinohet?

Rakacolli: Ti nuk mund të më kërkosh mua një datë në një moment kaq dinamik?

Ramasaçi: Të kërkoj sepse ju pretendoni se keni strategji. Kur do vaksinohet? Në mars, apo prill?

Rakacolli: Në shkurt. Në shkurt(pasi shikoi disa herë celularin).

Brataj: Do të bëhet paralelisht me një pjesë të personelit mjekësor. a.b/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje