LVV humb Kurtin në Parlament por edhe mundësinë ta zëvëndësojë

Lëvizja Vetëvendosje është goditur rëndë duke ndaluar 5 kandidatë për deputetë më pak në zgjedhjet e 14 shkurtit, përfshirë kryetarin e partisë, Albin Kurti.

Vendimin e ashpër e mori sot Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriçi dhe Labinot Demi Murtezi nuk do të mund të garojnë në zgjedhjet parlamentare. Sipas vendimit, ata nuk ka të drejtë t’i zëvendësojë askush, pasi PZAP thotë se ka kaluar afati për këtë.

“Kandidatët për deputet të cekur në pikën -I-, të dispozitivit të këtij vendimi, nuk mund të zëvendesohen me kandidatë të tjerë”, thuhet në pikën e tretë të vendimit të PZAP-së.

Paneli ka vendosur se LVV s’ka mundësi më t’i zëvendësojë pesë kandidatët e saj që ishin dënuar me aktgjykim të formës së prerë në tri vitet e fundit, pasi këtë kanë mundur ta bëjnë deri më 21 janar, kur edhe është mbyllur afati. Ndaj këtij vendimi, LVV mund të ankohet në Gjykatën Supreme dhe ka 24 orë afat për ta bërë këtë./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje