
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në një farmaci në kryeqytet.
Disa persona ende të paidentifikuar kanë marrë xhiron ditore të farmacisë.
Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë krehjen e zonës ndërsa grupi hetimor po punon për fiksimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i plotë i policisë Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.01.2021, rreth orës 20:13, në rrugën “Bardhok Biba”, një person ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcenimin e armës ka vjedhur në një farmaci.
Sherbimet e Policisë menjeherë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës në afërsi të vendit të ngjarjes me sherbime të shtuara.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/