Fushë Krujë / Toka bujqësore të përmbytura, banesa të rrethuara nga uji

Mbetet ende problematikë situata në disa zona të Fushë Krujës nga reshjet e padërprera të shiut. Gjatë natës së kaluar reshjet me intensitet të lartë kanë rënduar situatën në fshatrat Murqinë, Mallkuç, Bilaj, Derven të Fushë Krujës.

Toka bujqësore të përmbytura, banesa të rrethuara nga uji dhe të, banorë të izoluar në banesat e tyre nga prania e ujit ku niveli arrin në kuota të larta. Banorët ankohen nga mungesa e vemendjes së institucionit vendor, të cilët nuk kanë marrë asnjë përkrahje për të monitoruar situatën në të cilën ndodhen banorët.

Lumi Ishëm dhe Zezë prej disa ditësh ka dalë nga shtrati dhe ka sjellë përmbytje, prurjet janë të mëdha nga shkarkimet e Bovilles që derdhen pikërisht në lumin Ishëm që mbete prej vitesh problematik për disa zona të Fushë Krujës.

Dëmet në kulturat bujqësore janë të konsiderueshme, gjithashtu dhe në banesat e përmbytura nga uji. Disa nga familjet kanë shfrytëzuar katet e sipërme për t’i shpëtuar pranisë së ujrave në banesa, të tjerët janë të izoluar dhe presin ndërhyerjen nga institucionet.

Kjo është një panoramë e përmbytjeve në zonat e fshatrave të Fushë Krujës të cilët ndodhen në situatë kritike.

Sakaq situata në fshatin Gjorëm të Kurbinit nga reshjet e tre ditëve te fundit mbetet e njëjtë, nga disa banesa të rretheuara nga uji. Kanali kullues që ndodhet pranë banesave prej më shumë se 10 ditësh ka dalë nga shtrati dhe ujrat kanë depërtuar nëpër banesat e banorëve të Gjormit ndërsa asnjë masë nga bashkia Kurbin për të pastruar kanalin kullues për të larguar ujrat që pushtojnë fusha të tëra në Gjorëm dhe disa banesa janë nën pushtetin e ujit.

Lëvizjet nga banesa për të dalë jashtë banesave  disa banorë kanë siguruar veshja të posaçme për të përballuar nivelin e ujit, pasi niveli  është shumë i lartë dhe nuk ka gjetur tjetër mundësi  levizje. Familjarët e tjerë janë të izoluar në banesa.

Familje  të tjera janë nën pushtetin e ujit në Gjorëm, presin të ndalojnë reshjet për të nisur jetën e tyre normale, ndërsa kanë humbur shpresat nga nistitucionet dhe bashkia Kurbin.

Ahmet Zani /DRONI.al/

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje