Fushë-Kruja nën pushtetin e ujit, banesa e hektarë të tërë të përmbytura

Reshjet e dendura të shiut kanë gjatë orëve të fundit kanë sjellë përmbytje në shumë zona të Fushë Krujës, ku disa shtëpi dhe hektarë toka bujqësore janë përmbytur.

Reshjet me intensitet të lartë të dy ditëve të fundit kanë rënduar situatën në fshatrat Murqinë, Mallkuç, Bilaj dhe Derven të Fushë Krujës. Disa banorë kanë mbetur të izoluar në banesat e tyre për shkak të ujit.

Lumi Ishëm dhe Zezë ka dalë nga shtrati prej disa ditësh dhe ka sjellë përmbytje. Prurjet janë të mëdha për shkak të shkarkimeve të Bovilles që derdhen në lumin Ishëm.

Sakaq situata në fshatin Gjorëm të Kurbinit nga reshjet e tre ditëve te fundit mbetet e njëjtë dhe disa banesa janë ende të rrethuara nga uji. Kanali kullues që ndodhet pranë banesave prej më shumë se 10 ditësh ka dalë nga shtrati dhe ujrat kanë depërtuar nëpër banesat e banorëve të Gjormit, ndërkohë ende asnjë masë nuk është marrë nga bashkia Kurbin për të pastruar zonën.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje