Edi Paloka takon banorët në Shijak: Rilindasit mendojnë për xhepat e tyre e jo për qytetarët

Edi Paloka në një postim në facebook pak minuta më parë ka komentuar se, Qeveria dhe Bashkia janë pergjegjëse për përmbytjet ne Shijak. Rilindasit kujdesen vetëm cfarë do fusin në xhepat e tyre, po nuk ju hyn fare në xhep nëse qytetaret kanë probleme apo jo.

Postimi i Pakokës:

Nje situate e veshtire si pasoje e permbytjeve edhe ne Shijak! Si per ironi pikerisht perballe godines se bashkise dhe rrotull saj jane dhjetra banesa qe ju ka vajtur uji edhe mbi nje meter ne shtepia e biznese.Edhe ketu banoret e drejtojne gishtin nga pushtetaret qe jo vetem jane direkt pergjegjes per kete situate qe ka filluar vitet e fundit, po as nuk pranojne te ndihmojne e demshperblejne bizneset dhe familjet qe kane pesuar deme te medha.

Vete bashkia eshte pergjegjese direkt per permbytjet ne kete zone, pasi sic thone banoret, ka mbushur me inerte lumin Erzen pikerisht tek kembet e ures ne hyrje te qytetit, per te ndertuar parkim per makinat e zyrtareve te bashkise…!

Si kudo “rilindasit” kujdesen vetem cfare do fusin ne xhepat e tyre, po nuk ju hyn fare ne xhep ne se qytetaret kane probleme apo jo.

l.b /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje