Dhurata Çupi apel qeverisë: Askush nuk jep informacion për infektimet dhe numrin e vdekjeve në këtë zonë

Dhurata Çupi është shprehur se populli i Matit është lënë në meshirë të fatit , duke i bërë apel qeverisë të garantojë jetën e qytetarëve. Është koha për të siguruar jetën e qytetarëve dhe jo për të bërë propagandë korruptive për suksese imagjinare.

Deklarata e Çupit:
Trishtim i madh. Pandemia është treguar e pamëshirshëme kudo në mbarë botën por dhimbja që ka kapluar Matjanët nga kjo situatë êshtë e pamatë. Cdo ditë degjojme se përcillen për në banesën e fundit banorë të kësaj zone.

Askush nuk jep të dhëna zyrtare por numri qytetarëve që kanë hymbur jetën, apo vazhdojnë të jenë në numër të madh të prekur, nga ky virus në Mat, është i lartë.

Matjaneve po u behet jeta shume e veshtire, shume e pasigurte:
Për shkak të ashpërsisë së këtij virusi;
Për shkak të pamundësisë për tu kuruar pasi tarifat e larta të medikamenteve ua pamundësojnë mjekimin.

Bluzat e bardha janë heronjtë e vërtetë të kësaj beteje, por numri i lartë i të prekurve nga pandemia, vështirëson shërbimin për pacientët.

Institucionet lokale e qendrore përgjegjëse bëjnë sikur punojnë duke bërë “një sy qorr e një vesh shurdh” përballë ambienteve publike plot, dështimit në identifikimin e rasteve të prekura ndërsa situata u ka dalë nga kontrolli.
Në një betejë globale, populli i Matit është i braktisur në mêshirë të fatit nga të gjitha institucionet qê duhet të veprojnë për të parandaluar përhapjen dhe të identifikojnë këtë virus që po merr cdo ditë jetë njerëzish.
Është koha për të siguruar jetën e qytetarëve dhe jo për të bërë propagandë korruptive për suksese imagjinare.

l.b /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje