Ambasadori italian Bucci: Jemi gjithmonë pranë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, polemikat nuk ndihmojnë

Pas përgjimeve që dolën në dritë rreth një grupi kriminal të lidhur me organizatën mafioze Ndrangheta, ku ndër të tjera flitej edhe për investimet nëpër Tiranë, ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci thotë se vendi i tij do të mbështesë gjithmonë luftën ndaj korrupsionit.

Reagimi i plotë:

Italia është e, do të jetë gjithmonë, përkrah institucioneve të Republikës së Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mbështetje maksimale autoritetit gjyqësor shqiptar për shqyrtimin e plotë të çdo episodi të korrupsionit apo të paligjshmërisë, nga cilido qoftë kryer dhe prej ngado rrjedh. Le t’i lemë gjyqtarët të kryejnë në paqe punën e tyre, me qetësi e në mënyrë të pavarur. U përket atyre të dallojnë faktet nga fjalët.

Polemikat e padobishme e të instrumentalizuara asnjëherë nuk ndihmojnë në verifikimin e së vërtetës. Të gjithë duhet të angazhohen në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit përmes sjelljeve të duhura. Kush do ta bëjë këtë, do të ketë përherë mbështetjen e Italisë.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje