
Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në Vlorë, pranë Gjykatës së Apelit ku një makinë ka përplasur këmbësoren M.Ll., e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe më pas është larguar.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:00, në rrugën Transballkanike, në afërsi të Gjykatës së Apelit, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja shtetasen M. Ll, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve në gjëndje të rëndë shëndetsore.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/