Tabaku në Zall Herr, banorët: Jetojmë si në mesjetë!

Njësia Administrative e Zallherit, vetëm pak km larg nga Tirana vuan mungesën e infrastrukturës. Pa rrugë, pa asnjë investim për 500 familje, për ujë dhe drita. Një banor rrëfen se së bashku me familjen jetojnë si në mesjetë.

“Çfarë do shqiptari? Investim, rrugë, nuk po kërkoj as shtëpi, asgjë, më trajto si njeri jo si kafshë. Para një jave erdhi kryeministri më tha e ke kafen e paguar, nuk ia dua kafen. Unë dua investim, jo vetëm personal, poe dua për të gjithë fshatin. Në Priskë ne nuk kemi drita, jetojmë si ë mesjetë. Me 31 dhjetor ika të marr një kandil me vaj se s’kishim drita në fshat”, tha ai.

Një tjetër banor thotë se fshati Pinar, njësia administrative Zallher nuk ka ujë të pijshëm.

“Nuk kemi as ujë për vaditje. Është vend bujqësor dhe blegtoral. Janë rritur dritat, uji, ushqimet, taksat”, tha ai.

Jorida Tabaku e cila ishte pranë banorëve të Zallherit, zonë e drejtuar nga e majta, ku theksoi se kjo është mënyra e qeverisjes së Edi Ramës, duke i gënjyer me një thes miell dhe një kafe dhe nuk bën asnjë investim, nuk kujdesen për punësimin.

“Ata nuk dinë të investojnë, as të bëjnë shkolla, as të bëjnë rrugë, shkollën që ishte e mbyllën. Ata dinë vetëm të rrisin taksa dhe të gënjejnë. Nuk është modeli që do Shqipëria, nuk është ky modeli që duan qytetarët”, tha Tabaku.e.k/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje