SPAK nis komunikimin me Italinë për përgjimet për Ndraghetan

SPAK ka njoftuar se hetuesit e saj kanë nisur kontaktet me homologët e tyre italianë për të mësuar mbi personat që kanë dalë në përgjimet e antimafies italiane dhe që kanë lidhje me Shqipërinë. 7 shqiptarë ranë në pra ga nga 50 të arrestuar në një operacion kundër Ndraghetas ne Itali.

Sipas SPAK-ut, pasi ato të njihen me dosjen dhe nëse do ketë diçka në lidhje me Shqipërinë dotë vendoset nëse në vendin tonë do nisin apo jo hetimet. Disa prej të akuzuarve janë shqiptarë, ndërsa Antonio Gallo, veç të tjerash ka një biznes në zonën e ish bllokut në Tiranë.

Hetimet e zhvilkuata nga prokurori Nicola Gratteri zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politkanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e mbi 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili me pseudonimin Nik, Presidenca, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë. a.b/ DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje