Ndahet nga jeta gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Martin Deda

Është ndarë nga jeta gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Martin Deda.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati Idajet Beqiri, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, i cili shprehet se ka ikur një njeri i mirë dhe një mik i pazëvendësueshëm, gjyqtar profesionist, dhe i drejtë në vendimmarrje.

“Lajm vërtet i rënd, i trisht, i pabesueshëm. Ndahet nga jeta gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Martin Deda! Iku një njeri i mirë, një njeri me zemër të bardhë, një mik i pazëvendësueshëm, një gjyqtar profesionist, i drejtë, njerëzor në vendimmarrje. Nuk kishte moshë për të ikur, ndaj ndihemi të pikëlluar. U prehësh në paqe miku im, të ndritët shpirti Martin Deda! “, shkruan Beqiri në postimin e tij.

Deda do të përcillet për në banesën e fundit mesditën e sotme në varrezat e Tufinës në Tiranë, ndërsa familja e tij ka hapur dyert e mortit. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje