DETAJET/ Zbulohet Niku i famshëm i përgjimeve të Ndraghetës, mori 197 tendera nga qeveria dhe bashkia

Mediat në Tiranë e kanë gjetur cili është Niku i famshëm i përgjimeve të antimafias italiane që mban lidhjet mes biznesmeneve të grupit dhe institucioneve në Shqipëri, veçmas me bashkinë e Tiranës.

Personi me emrin “Niku” të cilin bashkëbideduesit i njohin edhe aktivitetin edhe udhëtimet në drejtim të Italisë, përmendet si presidenti i shoqërisë “Sol”. Duke bërë kërkime të thjeshta mediat vendase është gjetur se ai është Besnik Halili, pronari i vetëm i shoqërisë NCI shpk, si dhe përfaqësues i shoqërisë GTS-Gazra Teknike Shqiptare shpk, ku aksioner i vetëm është shoqëria italiane Sol s.p.a., e cila përmendet dhe në përgjime.

Besnik Halili është bashkëshorti i Luneda Sufalit, ish drejtoreshë e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Sot Sufali është drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror.

Nga një hulumtim i shpejtë rezulton se gjatë viteve të pushtetit të rilindjes “Niku” në total ka përfituar 197 tendera, me vlerë 19.4 milionë euro, nga të cilat, 179 vetëm në shëndetësi, me vlerë 18.6 milionë euro. Nga 197 tendera total, 120 janë me një operator në garë pra pa garë, me vlerë 13.5 milionë euro (shiko poshtë tabelën).

Pra ndonëse përgjimet e italiane të sekserëve të Ndraghetës nuk përbëjnë prova, një gjë është e qartë, si mafiozë të vërtetë ata e kishin pikasur njeriun e duhur që mund ti hapte dyert në Shqipëri me qeverinë dhe bashkinë e Tiranës. Edhe për tre lejet e ndertimit për kulla në qëndër të kryeqytetit edhe për punë të tjera për shitje paisjesh, Niku ishte një garanci e mirë. Faktet e nxjerra se fundi se ai fitonte tendera publikë pa garë dhe pa konkurentë flasin për njohjet dhe fuqinë e presidenti të grupit Sol. /DRONI.al/

Shoqëria GTS ka përfituar për periudhën 2014 – 2021 tendera

· Në vitin 2014, ka përfituar 38 tendera, me vlerë 1.7 milionë euro.
· Në vitin 2015, ka përfituar 43 tendera, me vlerë 1.7 milionë euro.
· Në vitin 2016, ka përfituar 41 tendera, me vlerë 3.9 milionë euro.
· Në vitin 2017, ka përfituar 22 tendera, me vlerë 800 mijë euro.
· Në vitin 2018, ka përfituar 10 tendera, me vlerë 187 mijë euro.
· Në vitin 2019, ka përfituar 22 tendera, me vlerë 658 mijë euro.
· Në vitin 2020, ka përfituar 20 tendera, me vlerë 10.3 milionë euro.
· Në vitin 2021, ka përfituar 1 tender, me vlerë 66 mijë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje