Deputetja e LSI-së i bashkohet PS, lajmin e jep Çuçi nga Tepelena

Një aktiviste tjetër e LSI i bashkohet Partisë Socialiste. Bëhet fjalë për deputeten  Ediola Braha nga Tepelena.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka dhënë lajmin përmes mesazhit të tij në Facebook duke theksuar se angazhimi me LSI-në dhe vota për këtë parti është një mundësi e çuar dëm.

”Skuadrës fantastike të Partisë Socialiste në Tepelenë iu bashkua edhe deputetja e LSI-së, Ediola Braha. S’ka më asnjë dyshim se partia që kryetari i opozitës e ka quajtur “SHPK-ja e tregtarit të Venedikut”, po shkon drejt shkërmoqjes totale dhe më 25 prill do të marrë goditjen finale. Angazhimi me LSI-në dhe vota për këtë parti është një mundësi e çuar dëm.

Kaq gjë shqiptarët e kanë të qartë dhe do ta dëshmojnë me votë. Partia Socialiste është e vetmja e mirë që ka sot politika shqiptare. Në këto zgjedhje nuk diskutohet thjesht mandati jonë i tretë, por jemi në një betejë mes të ardhmes dhe të shkuarës. Ata janë e shkuara e rrëmujës dhe e rrënimit që nuk meritojnë më besim. #BashkëMePartinëSocialiste Për Shqipërinë Që Duam”, shkruan Çuçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje