
Një aksident tjetër me vdekje këtë mbrëmje. Një person humbi jetën pasi u godit nga një makinë në aksin rrugor Korçë Pogradec. Ngjatja ndodhi ne fshatin Buçimas ndërsa autori është larguar nga vendngjarja.
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas, Pogradec, një automjet dyshohet se ka aksidentuar këmbësorin shtetasin P. Gj., rreth 48 vjeç, banues në Pogradec, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/