Opozita dhe Presidenti tronditin Velinë, doli në përgjimet e Ndraghetas

Përgjimet e antimafias italiane për dosjen “Ndragheta” kanë nxitir reagime te ashpra nga opozita dhe Presidenca.

PD e quaji qeverinë më të korruptuar në historinë e Shqipërisë. Ish deputetja demokrate Grida Duma tha se Veliaj e Rama marrin 20% e milionave ndërsa qytetarët mezi ia dalin të shtyjnë muajin ndërsa ka replikuar disa herë brenda ditës me Veliajn.

“Ajo që u zbulua nga Ora News është vetëm një episod më shumë në vargun e aferave të pambarim të korrupsionit të qeverisë Rama dhe kukullës kryesore të tij, Eion Veliaj.

Sa herë të shikoni kullat në Tiranë, sa herë shikoni mbytjen me ndërtime, Tiranën e pabanueshme të uzurpuar, kujtoni Erion Veliajn dhe Edi Ramën. Si ortakë me mafian, kanë 20% të tyre. Ata marrin 20% të milionave, ndërsa qindra dhe mijëra qytetarë mezi ia dalin të shtyjnë muajin, qindra mijëra të tjerë janë të papunë dhe mijëra të rinj mendojnë vetëm se si të largohen nga Shqipëria”,
deklaroi Guma këtë pasdite.

PD shigjetoi edhe SPAK. “SPAK duhet të bëjë detyrën! Shqiptarët kanë sakrifikuar jo pak dhe është investuar shumë edhe nga ndërkombëtarët që SPAK dhe drejtësia të veprojë”, tha ish deputetja. 

Në vijim të replikave Guma ka bërë një tjetër koment në mbrëmje.

”Buratini i Ramës është i kapur kokë e këmbë!

Asnjë mjet nuk do më ndalojë mua, Partinë Demokratike të luftojmë për të vërtetën!

Askush nuk do të na ndalojë të themi të vërtetën dhe në 25 prill ti japim shqiptarëve një qeveri që kujdeset për ta”, tha Duma.

Edhe Presidenti Ilir Meta nga Durrësi tha se pastrimi i parave është kthyer në një shqetësim në mbarë vendin ndaj kërkoi hetim të thelluar.

Problemi i pastrimit të parave është i njohur nga të gjithë dhe i konfirmuar nga shumë institucione ndërkombëtare të cilat bëjnë vlerësimin apo kategorizimin e vendeve në këtë drejtim dhe të gjitha çështjet që i referohen zhvillimit më të fundit në Itali për gjithçka që ka të bëjë me Shqipërinë duhet të ndiqet edhe nga institucionet tona”, tha Meta.e.k/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje