Myftiu i Tiranës tregon minaren por jo themelet: Nuk ka shembje!

Myftiu i Tiranës Lauren Luli ka hedhur poshtë sonte lajmet se xhamia e Ethem Beir, minarja, ka pësuar çarje. Sipas tij atje është në fazë rikonstruksioni.
“Në respekt të të gjithë besimtarëve, të cilët janë shqetësuar për xhaminë Et’hem Beu, pas disa lajmeve të pa vërteta që po qarkullojnë ditën e sotme, sqaroj se:

-Xhamia Et’hem Beu është drejt përfundimit të një restaurimi të plotë dhe të detajshëm të saj. Nga minareja, çatia, afresket dhe deri te abdes-hanet.

Restaurimi është bërë me kujdes dhe përkushtim të përkryer nga restauratorët, të cilët gjej rastin t’i falenderoj.

Xhamia Et’hem Beu së shpejti, me ndihmën e Allahut, do t’u kthehet besimtarëve të kryeqytetit për të 5 vaktet e namazit”, ka deklaruar myftiu.

Myftiu nuk ka shpjeguar gjë në lidhje me carjet e shfaqura ne video të cilat nuk vijnë si pasojë e punimeve te xhamisë por për shkak të lëvizjes se themeleve nga kulla që po ndërtohet pranë. m.d/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje