DETAJET/ Përleshje me thika në një lokal në Vlorë

Sherr me thika ne Vlorë këtë pasdite. Ngjarja ndodhi në një lokal te shtëpia e Oficerëve. I plagosur ka mbetur shtetasi A.B.

“Më datë 23.01.2021, rreth orës 19:25, në vendin e quajtur “Shtëpia e oficerëve”, Vlorë, në një lokal, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. B., 42 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë është larguar nga vendngjarja .

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e Vlorës. a.b/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje