Policia zbardh 22 vjedhje në Tiranë, 3 të mitur bënë namin

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale ndërsa zbardhen dhe dokumentohen 22 raste të vjedhjeve të ndryshme në Tiranë.

Policia procedoi penalisht 3 të mitur, si dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre për vjedhjet e mësipërme.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit e mitur me iniciale F. M., 14 vjeç, E. K., 13 vjeç, E. P., 17 vjeç, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin K. S., pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar janë autorë të 22 rasteve të ndryshme të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje në qarkun e Tiranës.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Z., 34 vjeç, pasi në Rrugën e Kosovarëve, gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi me lëndë narkotike heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë vitit 2020 dhe javëve të para të këtij viti, kanë vjedhur biçikletat e 5 shtetasve, produkte të ndryshme dhe shuma parash në markete dhe ambiente të tjera në qytetin e Tiranës”, njoftoi policia. a.b./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje