Merret vendimi për dosjen “Tahiri”

Gjykata e Lartë ka marrë vendimin për të kaluar për gjykim dosjen penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela.

Vendimi për Tahirin dhe Çelën, që u akuzuan për trafuk droge në bashkëpunim me grupin kriminal të Moisi Habilajt, është marrë në dhomën e këshillimit raporton abc.news.

Ish-ministri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Jaeld Çelën .e 3 vite e 4 muaj burg u dënua.

Apeli e kundërshtoi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në shkallën e parë, ndërsa Saimir Tahiri dhe Çela iu drejtuan Gjykatës së Lartë me rekurs, që u pranua.

Tanimë pritet formimi i trupës gjykuese në Gjykatën e Lartë dhe pasi të bëhet funksionale, pasi të krijohet kuorumi prej 5 anëtarësh do të nisë shqyrtimi i dosjes. Aktualisht Gjykata e Lartë përbëhet nga vetëm 3 anëtarë.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje