“Korrupsioni është masiv, ministrat joshen me shuma të mëdha e bizneset bëhen pa tendera” zbardhen përgjimet që zbulojnë lidhjen e Ndraghetës me Shqipërinë

Finalizimi me sukses i një operacioni në Itali vuri në pranga 50 persona, midis të cilëve dhe shqiptarë. Sipas raportimeve të mediave italiane të arrestuarit, disa prej të cilëve janë lënë në masën “arrest shtëpie”, akuzohen për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milion eurove.

Të gjithë të ndaluarit janë të përfshirë në një aferë korruptive masive, pjesë e së cilës ishte dhe grupi mafioz “Ndrangheta”, të zhvilluar prej vitesh mes dy vende. Midis shqiptarëve të arrestuar janë biznesmeni Henrik Baçi dhe Odeta Hasaj, të lënë përkatësisht në masën “arrest shtëpie” dhe ‘detyrim paraqitjeje’ nga drejtësia italiane.

‘Sekseri’ që ndërmjetësonte lidhjet mes grupit mafioz dhe shqiptarëve është biznesmeni italian Antonio Gallo, pronar i një biznes në qendër të ish-Bllokut në Tiranë me emrin GalloAlbania. Gallo është ortak me Baçin,  dhe ndryshe njihet si ‘Princi’.

Në të njëjtin grup mafioz rezultojnë të përfshirë edhe administratorë lokalë e sipërmarrës të tjerë të cilët janë arrestuar, por që ende nuk u është zbuluar identiteti. Midis të arrestuarve është edhe një ish-polic italian.

Në përgjimet e publikuara nga reportTv në dosjen italiane flitet edhe për rolin e një eurodeputeti që me kontaktet e tij mund të lidhë të hetuarit me një ministër shqiptar, pasi në regjistrime dëgjohet që në Shqipëri korrupsioni është masiv dhe një ministër mund të korruptohet apo joshet nga shifra të mëdha.

Kanalet tashmë janë të hapura nga Eurodeputeti i CESA-s me homologët e tij të huaj. Kjo është gjithashtu e rëndësishme eh … një gjë është që krijon një kontakt të CESA në Shqipëri për ju … e cila nuk është si këtu, një ministër në Shqipëri korruptohet,”– thuhet ndër të tjera në përgjime.

Në bisedë e sipër është përmendur edhe Presidenti i Shqipërisë, por pa emër “Ju vetëm duhet të dini se çfarë po bëj, sepse nëse një ditë ju prezantoj me Presidentin e Republikës së Shqiptarëve, do ta prezantoj me ju, por nuk do t’ia prezantoj Tommaso Bruttos apo Saverio Bruttos…”.

Të përmendur janë dhe Bashkia e Tiranës e Kryeministria. Në përgjimet e publikuara nga OraNews Gallo përmend një person me emrin Niku (shtetas shqiptar), për të cilin shprehet: “Nuk e di por ai është President në Shqipëri, është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm!”

Në përgjimet e Guardia di Finanza është deshifruar dhe emri i një tjetri politikani të lartë kalabrez, Francesco Talarico sekretar rajonal i Partisë UDC (Bashkimi Demokristian) e Këshilltar i bilancit në rajonin e Kalabrisë.

Në një bisedë midis tij dhe financierit Ercole D’Alesandro, flitet për korrupsionin në Shqipëri. “Korrupsioni është masiv, bëhet biznes pa tendera” thuhet në bisedë.

Tomaso e Saverio Brutto, dy nga të përfshirët në këtë skemë korruptive, po përpiqeshin të hapnin në Shqipëri një sipërmarrje tip ‘Brico’ për tregtimin e matarialeve dhe parandalimin e aksidenteve me aksione të barabarta mes tyre po që shuma fillestare e investimit do të jepej e tëra nga Antonio Gallo. Marrëveshja e tyre për investime në Shqipëri do të niste më 14 prill 2017 pas takimit të zhvilluar mes politikanit kalabrez Tomaso Brutto e funksionarit të Guardia di Finanza të Catanzaros Ercole D’Alesandro.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje