Kavajë, vidhet banesa dhe rrihet brutalisht i zoti i shtëpisë

Mbrëmjen e kësaj të premte në Kavajë është vjedhur banesa e 70 vjeçarit Xh.D., nga dy persona të paidentifikuar.

70 vjeçari është goditur me mjete të forta prandaj dhe është dërguar në spital ju fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autorët janë larguar me shpejtësi duke mos e kryer vjedhjen, ndërkohë që policia pasi mbërriti në vendngjarje nisi krehjen e zonës për kapjen e tyre.

Grupi hetimor po punon për gjetjen e provave që mund të ndihmojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 22.01.2021, në orën 20:00, në Kavajë dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhën me dhunë banesën e shtetasit Xh. D., 70 vjeç, të cilin e ka goditur me sende të forta, dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtēsi.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisē vijon punën për sigurimin e provave që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje