Vlorë/ Përplas rëndë këmbësorin, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen Kushtrim të Vlorës ku një makinë “Benz” ka përplasur shtetasin M.S., i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Vlorë/ Informacion paraprak 

Më datë 21.01.2021, rreth orës 18:00, në lagjen Kushtrim, Vlorë, një mjet i markës benz, me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje shtetasin M. S, i cili ndodhet në spital, në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje