
Mëngjesin e sotëm nje ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, shtetasi B.T., 38 vjeç ka plagosur me thikë për motive të dobëta vëllanë e tij, shtetasin F.T., 47- vjeç.
Sipas njoftimit të policisë shstetasi B.T., është arrestuar në flagrancë.
Mësohet se shtetasi F.T., ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Arrestohet në flagrancë një 38-vjeçar, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B. T, 38 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në banesë, ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, vëllanë e tij, shtetasin F. T., 47 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë).
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
l.b /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/