Një banesë merr flakë në Tiranë, evakuohen banorët

Foto Ilustruese

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit mbrëmjen e sotme në orën 23:00 në rrugën “Mikel Maruli” në Tiranë.

Ekipet e emergjencës evakuuan të gjithë banorët e pallatit ndërsa zjarrfikëset arritën të shuanin zjarrin. Për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar.

“Me datë 21.01.2020, rreth orës 23:00, në rrugën “Mikel Maruli”, ka rënë zjarr në një banesë, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe nuk ka rrezik për ta. Zjarrfiksja ndodhet në vendngjarje dhe po bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Vijon puna me grupin hetimor për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton policia pak më herët. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje