Ministrja Manastirliu: Pasaportë covid për udhëtimet nga e-Albania

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha sot në “Opinion” se personat që do të vaksinohen do të pajisen me një vertetim përmes  portalit qeveritar e-Albania, që do të mund të shërbejë si një “pasaportë udhëtimi” jashtë vendit për ato vende që e kërkojnë një gjë të tillë.

Sipas Manastirliut ky dokument nuk do të jetë i falsifikueshëm pasi çdo qytetar do të ketë kodin unik të skanuar.

Pjesë nga intervista:

Jonida Shehu: A do ta dinë qytetarët përmbajtjen e vaksinës? Kushdo që do t’i futë në organizëm duhet të dijë çfarë ka?

Manastirliu: Fushata e vaksinimit ka disa komponentë të rëndësishëm, një ndër të cilët është besueshmëria e asaj që prezanton, që në këtë rast është vaksina. Në raport me informacionin që qytetari duhet të ketë për kryerjen e vaksinës, vlerësimin shëndetësor para se të kryejë vaksinën si dhe konfirmimin nëse është dakort të kryejë këtë vaksinë janë pjesë e një formulari që e kanë plotësuar të 546 personat e vaksinuar.

Fatos Hakorja: Ne do të pajisemi me ndonjë dokument për udhëtim?

Ministrja Manastirliu: Po, ne kemi planifikuar dhe e kemi gati që nëpërmjet e-Albania të merret formati i vaksinimit. Pra që ke kryer vaksinimin në dozën e pare dhe në dozën e dytë.

Blendi Fevziu: Dhe ky do të shërbejë për udhëtimet jashtë?

Fatos Hakorja: Çfarë dokumenti do të marrim zonja ministre, se mund të jetë një dokument lehtësisht i falsifikueshëm?

Ministrja Manastirliu: Do të merret nëpërmjet një kodi të skanuar nëpërmjet e-Albania.m.d/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje