Manastirliu tregon detaje të kontratës: Shumica e shqiptarëve do kenë vaksinë vetëm në korrik

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se sipas kontratës me Pfizer, në Shqipëri do të vijnë deri në shkurt më shumë se 40 mijë doza të kësaj vaksine.

Ndërkohë tha se kapacitetet e vaksnimit në Shqipëri janë 6000 deri në 12 000 vaksinime në ditë.

Duke folur për inventarin e vaksinave, Manastirliu tha kontrata me Pfizer parashikon që rreth 460 mijë doza do të fillojnë të vijnë në fillim të korrikut.

Sipas ministres, periudha tjetër kohore do të mbulohet nga vaksina të siguruara me mekanizimin e Covax dhe nga negociata me kompani të tjera që qeveria shqiptare është duke kryer.

“Dërgesa e tretë e Pfizer pritet të vijë në fillimet e muajit korrik. Ndërkohë kemi kontratën me COVAX”, u shpreh Manastirliu.m.d/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje