
Ditën e sotme rreth orës 12:50, në aksin rrugor Çermë-Divjakë ka ndodhur aksident, një automjet tip ”Audi” është përplasur me motorçikletën me drejtues shtetasin M.M., 31 vjeç, banues në Divjakë.
Bëhet me dije se drejtuesi i drejtuesi i motoçikletës ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se drejtuesi i automjetit B.L 64- vjeç është shoqëruar në komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Sipas njoftimit pak minuta më parë nga spitali Lushnjes personi i dëmtuar, shtetasi L. M., ndërroi jetë.
Njoftimi i Policisë:
Divjakë
Sot rreth orës 12:50, në aksin rrugor Çermë-Divjakë, shtetasi B. L., 64 vjeç, banues në Çermë, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Audi” është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në Divjakë.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit, shtetasi B. L., dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
l.b /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/