COVID/ Ndahet nga jeta piktori dhe restauratori Mustafa Arapi

Piktori dhe restauratori Mustafa Arapi u nda nga jeta pas infektimit prej disa kohësh me covid. 70 vjeçari ndërroi jetë në spitalin Shefqet Ndroqi, ku ndodhej i shtruar prej ditësh. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur vajza e tij Dorina e Arapi, përmes një postimi në Facebook.

“Sot në mesnatë, babi im u largua nga jeta. Drita, dielli, bota, shtylla e familjes sonë u shua. Ba! Dua të të kujtoj kështu të qeshur gjithmonë! Të duam përjetësisht!”, shkruan vajza.

Arapi lindi dhe u rrit në Tiranë, u diplomua në Unversitetin e Arteve (Akademia e Arteve) në degën e pikturës në vitin 1979. Pas studimeve ka punuar si restaurues i veprave të artit bizantin në Institutin e Monumenteve të Kulturës. Për disa vite ka qenë pedagog në Akademi të Arteve. E më tej, 1993-2006 ka qenë shef i Departamentit të Punëve të në Institutin e Monumenteve të Kulturës. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje