Shqipëria e 6-ta në botë për emigrimin, Basha: Rama shkatërroi gjithçka, detyroi rininë të ikë

Sipas raportot të Eurostat, Shqipëria e gjashta në botë për emigracion masiv. Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar duke theksuar se Rama në 8 vite dështoi në gjitjçka, shkatërroi ekokominë dhe detyroi të rinjtë të iki nga vendi.

Deklarata e Bashës:

Eurostat e renditi Shqipërinë në vendin e gjashtë në botë për emigracionin masiv. Për 8 vjet me dështimet e tij, Rama e shkatërroi ekonominë dhe i detyroi të rinjtë tanë të ikin. Për shkak të dështimeve të Ramës, situata ekonomike është sot më e keqja në rajon.
Ne shqiptarët jemi të suksesshëm kudo në botë – ndaj nuk ka asnjë arsye pse të mos kemi sukses këtu në vendin tonë! Ka ardhur koha për ndryshim. Ka ardhur koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin tonë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje