Vaksina e dytë ruse kundër COVID-19 me efikasitet 100 % ndaj virusit

Në njoftimin e bërë nga Qendra Ruse e Kontrollit dhe Parandalimit të Covid-19 , është bërë vlerësim në lidhje me rezultatet e provave klinike të fazës së parë dhe të dytë të kandidatit për vaksinë “EpiVakKorona” të zhvilluar nga Qendra e Hulumtimeve “Vektor”.

Mësohet se janë vlerësuar efikasiteti i vaksinave në dimensionin imunologjik dhe parandalues. “Efikasiteti i vaksinës EpiVakKorona është në nivelin 100 për qind”, thuhet në njoftim.

Vaksina e parë ruse kundër COVID-19 “Sputnik V”, e zhvilluar nga Instituti i Hulumtimeve “Gamaleya”, ishte certifikuar më 11 gusht 2020, ndërsa vaksina e dytë “EpiVakKorona” më 14 tetor 2020.

Procesi i vaksinimit të popullsisë në Rusi kundër COVID-19 filloi më 11 dhjetor.

TOP Channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje