Tabaku: Qeveria dështoi, ka ezauruar hapësirën fiskale

Ish deputetja e PD Jorida Tabaku ka komentuar vendimin e fudnit të qeverisë rreth procesit të fiskalizimit të ekonomisë, ku sipas saj do ulet borxhi publik duke rritur taksat. Ajo ishte e ftuar tek Intervista e Ditës me Juli Krisafin tek syri tv.

Sipas moderatores Kristafi, ministrja dhe kryeminstri e pranuan që ka një rritje të borxhit, ku sipas tyre është plotësisht normale në këtë vit krize dhe zgjidhja e uljes së borxhit publik, do vijë nga konsolidimi fiskal, pasi është ilaci i kësaj situate sipas qeverisë.

Ish deputeja Tabaku e ka quajtur një deklaratë të turpshme nga ana e qeverisë, pasi dy pikat kryesore të dështimit të saj janë ekonomia dhe rritja e taksave.

“Dekarata për shtyp e qeverisë është e turpshme pasi vendosi theksin në dy pikat e dështimit të tyre, ekonomia dhe rritja e taksave. Ska gënjeshtër më të madhe se tu thuash shqiptarëve se u janë ulur taksat. Është fakt që një nga politikat e qëndrueshme të Ramës në ekonomi ka qënë rritja e taksave dhe vendosja e një barre të rëndë fiskale për bizneset. Këto masa janë kritikuar shumë nga organizmat ndërkombëtare dhe FMN.

E vërtetë që ka pasur një rritje të borxhit në vendet e rajonit dhe ato evropiane, por kjo ka ardhur si rezultat se këto vende kanë pasur një ndihmë direkte për ekonominë gjatë pandemisë, ndërkohë që Shqipëria ka rritur borxhin në 88 % por nuk ka përdorur borxhin për të ringritur ekonominë,as për tërmëtin, por për të financuar PPP dhe koncesione korruptive.

Sot 50 % e bizneseve shqiptareve kanë raportuar se kanë mbyllur aktivitetin e tyre ose kanë pasur një rënie të xhiros me 82 %. 100 mijë shqiptarë kanë dalë nga puna vetëm gjatë pandemisë. Pra tu thuash shqiptarëve që u kam ulur taksat kur ata e kanë ndier në kurrizin e tyre, duhet të ketë një guxim të madh dhe një arrogancë shumë të madhe, por e pa mbështetur në fakte dhe shifra, pasi këto të fundit I japin të drejtë opozitës në akuzat e saj.

Qeveria ka ezauruar hapsirën fiskale.Në situatë krize, Shqipëria ishte e paaftë të ndihmonte grupet sociale. Pse u dha ndihma më e ulët dhe mbështetja më e ulët për ekonominë, me vetëm 0,86 % të PBB. Ka ezauruar hapsirën fiskale.

Shqipria sot ka përjetuar një rënie ekonomike në 2020 me 7,5 %, eksportet kanë rënë me 9 % dhe është ezauruar cdo hapsirë fiskale. Pandemia dhe tërmeti nxorën në pah situatën e rëndë ekonomike që ndodhet vendi”, ka thënë Tabaku.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje