GENC POLLO/ Konsistenca është virtyt i mendjeve të vogla! Por jo të paudha!!

Nga Genc Pollo

Konsistenca është virtyt i mendjeve vogla”  thuhet se kadeklaruar dikur Napoleoni. Sipas tij e plot tjerëve një burrështeti nuk ka pse t’i lidhë duart vetes me deklaratat e tij djeshmes apo pardjeshmes. Pasi rrethanat ndyshojnë dhevetëm budallai nuk ndërron mendje. Ky proverb, me moral deridiku diskutueshëm, është vështirë aplikohet lëmin e jurisprudencës ku qartësia, njëkuptimësia e koherenca lipset jenë parime udhëheqëse. Aq tepër traktati i gjithëtraktateve, ai i Vjenës i vitit 1969, parashikon parimin pactasund servanda (neni 26) dhe e konsideron edhe si parim pranuar universalisht (preambula § 3). Por firmat e votat e qeverisë rilindiste i kanë vënë diskutim këto parimeuniversale..

konkretisht Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) midis Shqipërisë e Bashkimit Europian e vitit 2009 thuhet se konkurenca e lirë treg nuk duhet cënohet nga prokurimet e mbyllura apo nga favoret shtetërore ndaj kompanive veçanta, dhe se kompanitë shqiptare dhe europiane nuk mund defavorizohen raport me ato jo-europiane. Ndërkohë marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruar 26 nëntor 2020 nga ministri i punëve jashtëme Edi Rama, thuhet se për zhvillimin e portit Durrësit qeveritë mund përcaktojnë vetë kompaninë përkatëse pa pyetur për ligjet fuqi, si p.sh. prokurimi publik etj. (neni 6). 

Ekspertët e drejtës europiane e ndërkombëtare mendojnë se është e qartë se cila nga këto dy norma prevalon ndaj tjetrës; midis  normës Brukseli e normës Dubai, ata argumentojnë se përshkak se marrëveshja me Brukselin është një hap njëmarrëdhenie synon anëtarësinë BE, asnjë marrëveshje me një shtet jashtë BE nuk mund dhunojë MSA pa vënë pikëpyetje marrëdheniet me BE; e rastin keq, pa vënë diskutim synimin e sinqertë për anëtarësim BE. Madjeedhe rastin kur një marrëveshje si e Dubait duhet bërë për njëarsye shtetërore fort rëndësishme këtë pikë qeveriadevijuese,  dmth Tirana, duhet medoemos njoftojë BashkiminEuropian Këshillin e Stabilizim Asociimit (KSA) dhe nukduhet mundësojë hyrjen fuqi deri një muaj mbas njoftimit. Sa sipër është detyrim i Shqipërisë sipas MSA (neni 56).

Marreveshja e Dubait ka hyrë fuqi fund dhjetorit e Qeveria Rama nuk ka bërë asnjë lloj konsultimi me KSA duke e dëshmuar qartë vullnetin e saj. 

Vullnetin e kësaj qeverie e kemi parë shprehur dy raste ngjashme:

Rasti 1- aeroporti I Vlorës: qeveria  miratoi me urgjencë shkurt 2018 Kuvend një ligj special i cili e jepte konçesionndërtimin e operimin e aeroportit një konsorciumi turk afërtme hyqymetin. Opozita e denoncoi me forcë duke radhiturshkeljet ligjore si dhe duke shpjeguar dëmin e interesit publiknga mungesa e garës hapur si dhe dyshimet konkrete përkorrupsion. Komisioni Europian gjeti rrugën për shprehurshqetësimet e tij, dhe si përfundim kjo nismë dështoi. Premtimi i Edi Ramës 2017,  se vlonjatët do e kishin avionin tek dera e shtëpisë shkoi me shumtit e tij. 

Rasti 2 Teatri Kombëtar: korrik 2018 qeveria, po me urgjencë, miratoi Kuvend ligjin special Fusha i falte kësajkompanie troje pa fund zemër Tiranës me kusht ndërtonte një godinë re; mbasi shembej monumenti historik. Cfarë pasoi ishte një episod i shkëlqyer i qëndresësqytetare dhe i solidaritetit ndërkombëtar. Mbase sot mund jenë harruar letra e shtatorit 2018 nga Brukseli për amendimin e këtij duke hequr emrin e Fushës e duke garantuar tender hapur. Efekti epik i saj ka mbetur kujtesë ishtemomenti shvejkian i kryebashkiakut Tiranës vijimdeklaroi se “ligjin e kemi mirë, por do e ndryshojmë pak t’a bëjmë edhe mirë“. Sot ne nuk kemi godinë moderne përteatrin por vetëm një fitore momentale barbarisë mbi kulturënsi dhe një monument historik pret ringrihet. Por edhe Fushai dy lalëve nuk kapi gjë. 

Rasti i tretë, tashmë publik, është një projekt ligj, bazuar marrëveshjen me Emiratet autorizon qeverinë t’i japë njëkompanie nga ky vend tërë portin e Durrësit; pikërisht asajkompanie sipas Ramës pagoi darkën e Nusretit. Dhe t’ja japëpa kushte, kritere e proçedura. Kaq thotë p/ligji. Të tjerat i di qeveria; mbase edhe Nusreti. 

Diçka thotë se edhe ky i fundit do dalë duarbosh si fusha e hyqymeti. 

Genc Pollo

Ish ministër e deputet

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje