DURRËS/ Në 14 muaj askush nuk e pa pallatin e dëmtuar nga tërmeti

Banorët e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit në zonën e Plazhit në Durrës, prej 14 muajsh nuk kanë marrë asnjë konfirmim nga Bashkia nëse banesat e tyre janë të banueshme ose jo.

Ata kërkojnë që Bashkia të sjellë ekspretët e saj për t’u dhënë garanci.

Banorët theksuan se grupi i ekspertëve francez të cilët inspektuan pallatin menjëherë pas tërmetit në vitit 2019, konstatuan se pallati ishte i dëmtuar.

“Askush nuk ka ardhur të shohë këtë masakër që është bërë. Nuk kemi mure, nuk kemi se ku të rrimë”, thotë një banore e cila thotë se familjarët kanë punuar me djersë për të blerë shtëpitë e tyre dhe i bën thirrje Edi Ramës ta shohë me seriozitet problemin e tyre dhe të qindra familjeve të tjera që kanë po të njëjtin problem.

Një tjetër banor i pallatit të dëmtuar thotë:” Na kanë mbajtur me rrena, me premtime boshe. Shiheni vetë, nqse në këtë pallat banon kryeministri, edhe unë jam dakord, por kjo duket me sy”.

“Kemi shkuar disa herë në Bashki, na kanë premtuar se do të vijnë, por askush nuk ka ardhur”, thotë një tjetër banore me lot në sy, e cila prej më shumë se një viti jeton me qera të cilën nuk ia rimburson as shteti dhe as bashkia.

Kreu i PD në degën e Durrësit Ferdinand Xhaferri, i cili dëgjoi shqetësimet e banorëve rikujtoi se qeverisë shqiptare i janë dhënë mbi një miliard euro nga BE dhe SHBA për rindërtimin nga tërmeti.

“Shteti t’u japë siguri nëse në këtë pallat jetohet apo nuk jetohet. Deri tani, siç vetë kryeministri e ka quajtur, bashki alabakësh, nuk kishte si të ndodhte ndryshe se edhe qeverinë e ka me alabakë. Këta njerëz në vuajtje e dinë se çdo të thotë të darkosh tek Nusreti në Dubai, kur popullin e kanë në këtë gjendje. Darkojnë për të shitur Portin e Durrësit, për të shitur portin e këtyre qytetarëve që pasi kanë 7 vite që e kanë masakruar, tani në ikje e sipër banda kërkon ta shesë”, tha drejtuesi i PD në Durrës, z.Xhaferraj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje