Dosja e vrasjes së Artan Santos po zë pluhur në SPAK, Artan Hoxha: SPAK të vendosë në do të hetojë apo do i bëhet krah i mafias politike

Gazetari dhe analisti i njohur Artan Hoxha ka reaguar në rrjetet sociale rreth vrasjes ende të pazgjidhur të drejtuesit të Bankës Credins Artan Santo.

Hoxha thotë që ende pas një muaji e gjysmë pasi ka marrë dosjen SPAK nuk ka vendosur ende në do hetojë një nga ngjarjet më të rënda të postkomunizmit apo do dorëzohet para krimit të lidhur me korrupsionin shtetëror dhe mafias politike.

Statusi i plotë:

Dosja “Santo”, SPAK ende i pavendosur…

SPAK mos u mendo shume.
Jepi drejtim dosjes se 26 qershorit 2014, kur ata tipat me motorr “Suzuki V-Strom”, ekzekutuan në oren 9:15 minuta, Drejtuesin e Bankes Credins Artan Santo.
Disa oficere me eksperience të Policise se Shtetit, gjate pranveres si vitit 2020, terhoqen nga arkiva dosjen e pluhurosur te ekzekutimit te bankierit Santo.
Pasi kryen në heshtje dhe sekret të plote nje sere veprimesh, ngriten 2-3 pista te reja per ngjarjen dhe vendosen në fillimin e dhjetorit 2020, tia dergonin Prokurorise Speciale SPAK.
Prokuroret e SPAK premtuan se do ta shqyrtonin shpejt materialin dhe do nisnin hetimet intensive, qe deri tani nuk jane bere kurre nga prokuroria.
Por nje muaj e gjysem me pas, SPAK ende nuk ka marre nje vendim çfare do beje me dosjen e nxehte, qe tashme i ka mbetur në dore.
SPAK duhet të shprehet nese do ta marre persiper hetimin e kesaj dosje, apo do ta rikthehej serish në kartoteken e policise.
Deri tani ky vendim, qe në fillim u duk mjaft i lehte dhe pati shume entusiazem se do të ishte pozitiv, ende nuk eshte marre…
SPAK ka në dore te vendos, nese ka kurajo të hetoje nje nga ngjarjet me te renda te postkomunizmit, apo do te dorezohet per krimit te lidhur fort me korrupsionin shteteror dhe mafian politike…

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje