Greqia kërkoi certifikatë vaksinimi, çfarë qëndrimi mban BE

Komisioni Evropian ka konsideruar një propozim të kryeminsitrit grek për të lëshuar një çertifikatë vaksinimi për udhëtarët që dëshirojnë të pushojnë jashtë vendlindjes dhe për të shmangur një tjetër verë katastrofike për sektorin e turizmit në Evropë.

Greqia planifikon të lëshojë çertifikata dixhitale të vaksinimit për secilin person të vaksinuar për COVID-19 dhe krerët e shteteve dhe qeverive të BE do të diskutojnë rreth propozimit në një video-samit të enjten.

Gjithsesi nënkryetari i Komisionit Evropian Maros Sefcovic insiston që vaksinimi është vullnetar. Ai shtoi se disa njerëz ndoshta nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore ndërsa të tjerët thjesht nuk duan.

“Ne po marrim të gjitha masat paraprake që të mos krijojmë ndonjë terren për trajtim të ndryshëm të këtyre njerëzve, ose ndonjë lloj kufizimi të të drejtave të tyre.

Ne duhet të sigurohemi që të dhënat do të mblidhen në mënyrë elektronike në lidhje me të gjitha rregullat e privatësisë së të dhënave dhe duhet të bëhen në platforma ndërvepruese në mënyrë që të mund të ndajmë të dhënat”,- tha ai, duke shtuar se është e nevojshme të vlerësohet “efikasiteti i vaksinat, për vlerësimin e të gjithë procesit të vaksinimit.”

Vaksinimet kanë nisur tanimë në 27 vende të BE-së, por është e paqartë se popullsia e cilit vend do të vaksinohet në kohë për sezonin e pushimeve verore.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje