Basha: Për 8 vjet mashtrime, dështime, vjedhje, varfëri fajin nuk e ka BE-ja, por Tirja i qeverisë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar në Twitter pas deklaratave të bëra më herët nga kryeministri Rama drejt BE.

Sipas Bashës për këto 8 vite mashtrime, dështime, vjedhje, varfëri fajin nuk e ka BE-ja, por Tirja i qeverisëqë vjedh shqiptarët dhe u mohon edhe bukën e fëmijëve.

Statusi i plotë 

Shqipëria ka numrin më të lartë të bizneseve të mbyllura në rajon, ka numrin më të lartë të qytetarëve që humbën  vendin e punës, ka ndihmën më të vogël ekonomike që një qeveri ka dhënë për qytetarët e saj, ka hajdutërinë më të lartë në Europë ndërsa Tirja në krye të qeverisë si asnjë kryeministër tjetër vazhdon të sulmojë BE-në. Për 8 vjet mashtrime, dështime, vjedhje, varfëri fajin nuk e ka BE-ja, fajin e ka Tirja i qeverisë që i vjedh shqiptarët dhe u mohon edhe bukën e fëmijëve. Edhe një herë Rama fajëson të tjerët tjetër për qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë.
BE ka qenë dhe është pranë nesh në ditë të mira e të vështira. Mirënjohja e shqiptarëve nuk do të mungojë kurrë. Pas 25 prillit ne do ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën e duhur drejt destinacionit tonë të vetëm që është integrimi në BE.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje